Tre viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë Covid-19 një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.
Ndërkohë mësohet se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 33 raste, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.
Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.