Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë një tjetër komandant të lartë të Hamasit në një sulm ajror Taysir Mubasher, komandanti i batalionit verior të Hamasit, Khan Yunis, ishte në shënjestër bazuar në inteligjencën ushtarake dhe të sigurisë. Ushtria tha se Mubasher ishte “përgjegjës për sulme të shumta terroriste kundër civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF gjatë viteve”. IDF pretendon se ka eliminuar një numër komandantësh dhe luftëtarësh të Hamasit gjatë konfliktit.