Konsumatorëve evropianë nuk do t’u duhet më një karikues ndryshe për telefonat smart, tabletat, kamerat, kufjet dhe platformat e video-lojërave, pasi karikuesi me hyrje USB i tipit C do të kthehet në mjet standard për pajisjet elektronike të lëvizshme në mbarë bllokun. Masa e re do të hyjë në fuqi këtë të shtunë, rreth 2 vjet pasi Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare votuan me shumicë dërrmuese në favor të heqjes së metodave alternative të karikimit.
Kjo do të thotë se pajisjet e vogla dhe ato me përmasa të mesme elektronike të shitura në BE duhet të jenë në përputhje me hyrjen USB-C.
Në bazë të rregullave të BE-së, konsumatorët mund të zgjedhin edhe një karikues ndryshe për çdo pajisje. Prodhuesit e kompjuterëve tip ‘laptop’ do të përballen me të njëjtin ligj nga 28 prilli i 2026-s. Kompanitë e pajisjeve elektronike i kanë rezistuar për vite me radhë thirrjeve të BE-së për të standardizuar karikuesit.
Vendimi do t’i prekë të gjithë ata, por mbi të gjitha “Apple”, që fillimisht i kontestoi rregullat, për arsye të lidhura me inovacionin.