Disa ndërtesa të kapitolit në kryeqytetet e shteteve amerikane morën kërcënime
sot, gjë që i detyruan ato të evakuoheshin ose mbylleshin ndërkohë që po zhvillohej një hetim policor, por nuk u gjetën prova për sende potencialisht të rrezikshme.
Connecticut, Georgia, Kentucky, Michigan, Mississippi dhe Montana ishin ndër shtetet, ndërtesat e kapitolit të të cilëve morën kërcënime, raporton AP. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një njoftim në Platformën X se Kapitoli u evakuua ndërsa policia e shtetit hetonte një kërcënim të marrë nga Zyra e Sekretarit të Shtetit.
Beshear shtoi se të gjithë janë të sigurt dhe se zyrtarët janë të vetëdijshëm për kërcënime të ngjashme që u bëhen zyrave të tjera në të gjithë vendin.
Kërcënimi u mor ndërsa ligjvënësit e Kentakit u takuan në aneksin e Kapitolit për trajnime etike.
Zyrtarët e sigurisë mbyllën Kapitolin e Misisipit pas një kërcënimi me bombë në ditën e dytë të seancës legjislative.