Letrat drejtuar Trump përshkruhen si një libër fotografik shumëngjyrësh që mban korrespondencën e pabesueshme dhe shpesh private midis Trump dhe personazheve të famshëm gjatë 40 viteve të fundit dhe do të botohet nga e djathta Winning Team Publishing.
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump do të botojë një libër të ri në prill me 150 letra private që personazhe të famshëm dhe figura politike i kanë dërguar atij gjatë dekadave të fundit. Letrat drejtuar Trump përshkruhen si një libër fotografik shumëngjyrësh që mban korrespondencën e pabesueshme dhe shpesh private midis Trump dhe personazheve të famshëm gjatë 40 viteve të fundit dhe do të botohet nga e djathta Winning Team Publishing.
Libri do të përfshijë letra nga Oprah Winfrey, Richard Nixon, Ronald Reagan, Bill Clinton, Princesha Diana, Hillary Clinton, Ted Kennedy, Kim Jong-un, Mario Cuomo, Arnold Palmer, Jay Leno, Liza Minnelli dhe Regis Philbin, së bashku me komentet e Trump për letrat.
Një nga pikat kryesore është një shënim i vitit 2000 që manjatja e medias Oprah Winfrey shkroi pasi Trump kishte njoftuar se po mendonte të kandidonte për president. “Sa keq që nuk po kandidojmë për post. Çfarë ekipi!” shkruhej në letrën e Winfrey.
Letrat e liderit të Koresë së Veriut Kim drejtuar Trump tashmë janë bërë publike dhe thuhet se u gjetën më vonë në pasurinë e Trump-it në Mar-A-Lago. Mbajtja e dokumenteve të klasifikuara nga Trump është një temë nën hetim nga Jack Smith, një këshilltar special i emëruar nga Merrick Garland, prokurori i përgjithshëm i SHBA.