Një foshnje e lindur para kohe, e cila peshonte më pak se gjysmë kilogrami, ka festuar këtë vit një vjetorin e lindjes, duke hyrë kështu në Librin e Rekordeve “Guinness”.
Richard Scott William Hutchinson ka lindur kur ishte vetëm pesë muajsh dhe për këtë arsye është pranuar nga “Guinness” si foshnja më e parakohshme e cila ka arritur të mbijetojë.
Ai kishte lindur në një spital të fëmijëve në Minnesota të Minneapolisit, pasi nëna e tij, Beth Hutchinson kishte pësuar komplikime shëndetësore.
Richardi kishte lindur 131 ditë para datës që do të duhej të lindte dhe peshonte vetëm 300 gram.
Mjekët u kishin dhënë zero shanse të mbijetesës prindërve të foshnjës. Mirëpo, në dhjetor të vitit 2020, pasi kishte kaluar më shumë se gjashtë muaj në spital, foshnjës i ishte përmirësuar gjendja dhe prindërit e kishin marrë atë në shtëpi./abcnews.al