Ushtria izraelite ka marrë kontrollin e të ashtuquajturit “Parlamenti i Gazës”. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallad, të ketë thënë se “Hamasi e ka humbur kontrollin në Gaza”. Forcat izraelite (IDF) thuhet se po finalizojnë planet për të sulmuar rrjetet e tuneleve në Gaza për të liruar 239 pengjet e mbajtura atje, ndërsa shpresat për një marrëveshje me Hamasin zbehen.
Kujtojmë se ditën e djeshme, forcat izraelite thanë se kishin gjetur armë të shumta të Hamasit gjatë dosa kontrolleve nënujore.
Sipas burimeve jo të konfirmuara zyrtarisht, bëhet me dije se rreth 1400 shtetas izraelit kanë humbur jetën dhe mbi 11 mijë palestinezë.
Konflikti u rindez pas një sulmi të Hamasit në 7 tetor kundër Izraelit, gjë që bëri që të niste një ofensivë e gjerë e IDF-së brenda Gazës.