Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Karolinën e Veriut ku një familje ka denoncuar Google për neglizhencë dhe si pasojë ka humbur jetën i afërmi i tyre.
Mediat e huaja shkruajnë se duke ndjekur udhëzimet nga Google Maps 47 vjeçari ka përfunduar në një urë të prishur dhe nga përplasja ka humbur jetën.
Paxson, i cili ishte 47 vjeç dhe nga Hickory, Karolina e Veriut (rreth 60 milje në veri-perëndim të Charlotte), po kthehej në shtëpi nga ditëlindja e nëntë e vajzës së tij para aksidentit.
Sipas vjehrrës së tij as ura e shkatërruar dhe as rruga që të çon në të nuk kishin ndonjë pengesë apo shenjë paralajmëruese për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për rrezikun.
“Ishte një natë e errët dhe me shi dhe ai po ndiqte GPS-in e tij që e çoi në një rrugë betoni në një urë që ra në një lumë. Ai do t’i mungojë shumë familjes dhe miqve të tij. Ishte një aksident krejtësisht i parandalueshëm. Ne jemi të pikëlluar për vdekjen e tij”, thuhet në postimin e familjares.
Përveç Google , padia e familjes Paxson emërton një numër kompanish private të menaxhimit të pronave që ishin përgjegjëse për tokën ku ndodhi përplasja dhe për parcelat përreth./abcnews.al