![](https://risi3d.com/wp-content/uploads/2021/10/FE189C0D-387F-4D03-86EC-DB2897C0DB87-1024x652.jpeg)
Një gabim që ndodh rrallë, por kur bëhet rezulton fatal. Ngatërrimi i pedales së frenave me atë të gazit ka bërë që një Lamborghini 160 mijë paund të përfundojë në liqenin në qytetin Mondsee në Austri.
Një 31-vjeçar sapo kishte zbritur një person dhe po mundohej të kthente makinën e tij luksoze, por bëri gabimin fatal, duke ngatërruar frenat me gazin dhe makina përfundoi e zhytur 15 metra në liqen. Për fat të mirë, shoferi arriti të dalë nga automjeti pa lëndime.
Më pas, u deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë makinën nga liqeni.