Shumë njerëz e popullarizojnë një dietë me pak karbohidrate si një mënyrë e mirë dhe korrekte për të humbur peshë menjëherë dhe për të qëndruar të shëndetshëm, por në të vërtetë nuk është kështu.
Karbohidratet në përgjithësi nuk janë arsyeja e vërtetë që ju ndiheni keq dhe as nuk ju pengojnë të bëni një mënyrë jetese të shëndetshme.
Në fakt, ato duhet të hahen për të inkurajuar efikasitetin e ushtrimeve dhe për të mbajtur një ndjenjë të ngopjes, pohojnë nutricionistët.
Beck Miller, një nutricionist klinik dhe themelues i një platforme interneti që ofron këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe humbje peshe pa uria dhe ndjenja faji, dha disa udhëzime për zgjedhjen e burimeve më cilësore të karbohidrateve.
Para së gjithash, nëse hani karbohidrate, ato duhet të jenë të pasura me lëndë ushqyese për t’ju ngopur për një kohë të gjatë, për t’ju ndihmuar të ruani kujtesën, përqendrimin, qëndrueshmërinë dhe shumë më tepër.
Nëse po përpiqeni të reduktoni marrjen e karbohidrateve të varfëra nga ana ushqyese dhe të rrisni marrjen e karbohidrateve të pasura, rendi i mëposhtëm mund t’ju ndihmojë të identifikoni disa që mund të mos kishit menduar se ishin të mira për ju, transmeton Index.hr.
Beck Miller ka përpiluar një listë të ushqimeve të pasura me karbohidrate nga cilësia më e ulët deri tek ajo më e larta dhe do të hasni disa surpriza, kjo është e sigurt:
Donuts, croissants, ëmbëlsira, pasta
Crakerë orizi dhe patate të skuqura
Kuskus
Bukë e bardhë, oriz i bardhë
Tortillat e misrit
Bukë nga disa lloje drithërash
oriz kaf
Misër i ëmbël, tërshërë
Patate
Kuinoa, hikërror, elbi, bishtajore
Shumica e frutave dhe perimeve