Presidenti rus Vladimir Putin bëri me dije planin e tij për të rritur kapacitetin e prodhimit të armëve për të sulmuar Ukrainën. Gjatë fjalës së tij, Putin tha se rritja e prodhimit të municioneve luftarake është një urgjencë për vendin. Ai shtoi se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë ligjshmërisë dhe ndarjes së fondeve ndaj nismës.
“Para së gjithash, në drejtim të përmbushjes në kohë të detyrimeve për furnizimin me armë, pajisje, municione të nevojshme për nevojat e operacionit special ushtarak, për zbatimin e saktë të të gjitha detyrave të urdhrit të mbrojtjes së shtetit dhe përdorimin efektiv të burimeve buxhetore. ”, tha ai.
Sipas Putin, qeveria po shpërndan shumë burime për nevojat e mbrojtjes pa dëmtuar sektorët e tjerë.
“Përveç kësaj, prokurorët duhet të mbikëqyrin modernizimin e ndërmarrjeve të industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e një vëllimi shtesë armësh. Këtu po bëhen shumë përpjekje. Na duhet urgjentisht tani dhe do të jetë e dobishme në të ardhmen”, tha ai.
Ditën e martë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Sharov deklaroi se Rusia do të nisë prodhimin e armëve me precizion të lartë me kapacitet të shtuar.