Një raketë e dalë nga funksioni që mendohet se i përket Kinës u përplas pak më parë me Hënën.
Raketa 3-tonëshe që endej prej disa kohësh në hapësirë la një krater shumë të madh në anën e errët të satelitit të Tokës.
Më herët, astronomët mendonin që raketa i përkiste misionit Space X të Elon Musk, përpara se të ndërronin mendjen dhe të zbulonin se ajo ishte kineze, diçka që Pekini zyrtar e mohon.
Raketa mendohet të jetë lëshuar nga Kina në vitin 2014 si pjesë e misionit Chang’e 5-T1.
Ekspertët deklarojnë se do të duhen javë për të parë impaktin që raketa la në Hënë, pasi të shihen imazhet satelitore.