Thuhet se Rihanna po planifikon të hapë dyqane fizike për linjën e saj të të brendshmeve Savage x Fenty në të gjithë SHBA vitin e ardhshëm. Shefja e marketingut dhe dizajnit të markës së miliarderes 33-vjeçare, Christiane Pendarvis, ka thënë se po e shikojnë si një mundësi për klientët “që nuk ndihen rehat kur blejnë në internet.”
Business Insider raporton se dyqanet në Evropë gjithashtu mund të jenë në plan, megjithëse nuk është konfirmuar asgjë. Me angazhimin në biznes, diva e muzikës vlerësohet se ka arritur një pasuri me vlerë 1.7 miliardë dollarë. Sipas Forbes, fitimet e saj mbresëlënëse e bëjnë Rihannën si këngëtaren më të pasur në botë.