Veshët llapush më tepër janë problem psikologjik sesa estetik. Personat me veshë llapush, zakonisht janë subjekt i vënies në lojë, veçanërisht fëmijët në moshë shkollore.
Disa prindër përdorin metoda ekstreme që të mund të korrigjojnë pamjen dhe formën e veshëve të fëmijëve të tyre. Vendosin llastikë në kokën e fëmijës së tyre, madje ka dhe nga ato raste më ekstreme veshët e fëmijëve të tyre i ngjitin me shirit ngjitës.
Ja disa mënyra për të shpëtuar nga veshët llapush:
- Veshë llapush është gjëndja e formës së veshit si guackë tepër e dalë dhe e veçuar nga koka.•
- Veshët llapush trashëgohen.
- Askush nuk mund të ndikojë dhe as ta parandalojë këtë problem estetik.
- Kirurgjia estetike: e vetmja zgjidhje për korrigjimin e veshit është kirurgjia estetike.
- Mosha 6-të vjeçare është periudha më e mirë për kryerjen e këtij intervenimi, kërrci është më i butë dhe mund t’i jepet më lehtë formë.
- Ndërhyrja kryhet nën anestezi të plotë ose lokale.
Me kirurgji estetike të veshëve mund të korrigjohet madhësia dhe pozicioni i tyre madje mund të modifikohen plotësisht në rast të lindjes me deformim apo në rast dëmtimi të rëndë.
Prerja bëhet pas veshit dhe ndahet lëkura nga kërrci. Me një mënyrë të veçantë modifikohet kërrci, madhësia dhe forma e tij, nëse është e nevojshme, një pjesë e kërrcit mund të mënjanohet në mënyrë që të marrë një formë më natyrale. Kur të ketë mbaruar rikonstruktimi i kërrcit, veshi ngjitet më afër kokës, pjesa tjetër e lëkurës mënjanohet dhe plaga qepet. Shenja ndodhet prapa veshit dhe me kalimin e kohës zhduket.
Ndërhyrja zgjat një deri në dy orë, në varësi të llojit të korrigjimit që duhet bërë.
Gjatë ndërhyrjes estetike:
- Vetë ndërhyrja nuk është dhimbshme.
- Kjo ndërhyrje mund të kryhet në çdo periudhë të vitit, por tek fëmijët rekomandohet gjatë periudhës së dimrit ose gjatë pushimeve verore.
- Pas operacionit mund të shfaqet ënjtje në pjesën e pasme të veshit.
- Komplikime të kësaj lloj ndërhyrje janë shumë të rralla.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!