Organizata “American Albanian laë USA” ka njoftuar hapjen e një “Gofoundme” në shenjë solidarizimi për sakrificën e policit që u vra në dy luftim me grupet serbe, mëngjesin e së dielës, Afrim Bunjakun.
KOSOVË-Organizata “American Albanian laë USA” ka njoftuar hapjen e një “Gofoundme” në shenjë solidarizimi për sakrificën e policit që u vra në dy luftim me grupet serbe, mëngjesin e së dielës, Afrim Bunjakun. Një pjesë e madhe njerëzish duket që i janë bashkuar thirrjes duke mbledhur plot 30 mijë euro për familjen e të ndjerit.
Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.