Xhirimet e filmit të famshëm amerikan, “Misssion Impossible 7” duket se kanë ndaluar pasi dyshohet se aktori i njohur Tom Cruise, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Filmimi në “Mision Impossible 7” është në pritje përsëri për shkak të koronavirusit.
Dhe kësaj here, ata që punojnë për këtë prodhim kanë thënë se ata mendojnë se Tom, mund të jetë shkaku i mundshëm i shtyrjes.
Tani njerëzit po spekulojnë se ai mund të ketë rënë në kontakt me personin që doli pozitiv.Po ashtu, njerëzit po thonë se edhe ai mund të jetë infektuar”, ka thënë një burim.
Aktori ende nuk ka reaguar rreth këtij lajmi, i cili as nuk e ka konfirmuar as nuk e ka mohuar.
Para disa kohësh, si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”, ai i ka kthyer mbrapsht të gjitha çmimet e fituara në “Golden Globes”.
Vendim ky i cili erdhi mes polemikave rreth “HFPA”, për mungesën e diversitetit dhe për përfitime financiare nga disa anëtarë të saj.
“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja.