Një hajdut i maskuar ka hyrë në shtëpinë e familjes Beckham në Londrën Perëndimore dhe ka arritur të marrë sende me vlerë mijëra paund.
Hajduti u fut me forcë në një dhomë gjumi në katin e sipërm në rezidencën 40 milionë paund në Holland Park dhe plaçkiti vendin, ndërsa David, Victoria dhe vajza 10-vjeçare Harper ishin në katin e poshtëm plotësisht të pavetëdijshëm.
Incidenti i ndodhur më 28 shkurt, nuk u zbulua derisa 17-vjeçari Cruz u kthye në shtëpi pasi kishte dalë dhe vuri re që dhoma e gjumit ishte e përmbysur dhe dalloi xhamin e thyer të dritares
Hajduti mendohet të ketë qenë pjesë e një bande që synonte të grabiste të paktën edhe dy shtëpi të tjera në zonë në të njëjtën natë.
Policia po heton vjedhjen dhe deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.
Një burim i afërt me familjen i tha The Sun: ‘Mjerisht Beckhams ishin viktima të disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë.”
Familja thuhet se është ‘tronditur’ nga grabitja, por askush nuk u lëndua.