Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Polonia do të ketë akses në 137 miliardë euro fonde të Bashkimit Evropian, pasi qeveria e re filloi zbatimin e reformave që duhet të rivendosin pavarësinë e gjyqësorit në atë vend.
Kam një lajm të mirë. Dy vendime do të shpallen javën e ardhshme për fondet evropiane që aktualisht janë të bllokuara për Poloninë. Këto vendime do të çojnë në 137 miliardë euro për Poloninë”, tha Von der Leyen në një konferencë shtypi në Varshavë, sipas Reuters.
Kryeministri polak Donald Tusk tha se ishte “një shumë e madhe parash”. “Ne do ta përdorim mirë atë”, tha Tusk.
Polonia do të ketë akses në rreth 60 miliardë euro fonde që lidhen me ndihmën nga pandemia e virusit korona dhe tranzicioni nga karburantet fosile, dhe do të jetë në gjendje të përdorë rreth 76.5 miliardë euro nga fondet që synojnë të ndihmojnë anëtarët më të varfër të Bashkimit Evropian./risi3d.com