Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Lediana feston ditën e sotme 18 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, këngëtarja nga Kosova i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla së bijës, ku shkruan se pavarësisht viteve që kalojnë do të vazhdojë të mbetet njeriu i preferuar.
“Urime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë, ti që jetën ma gëzove, dashuria më e rrallë që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë. Urime dhe urimet më të mirat për vajzën time të bukur, e cila ka një ditëlindje të mrekullueshme sot 18 vite.
Vitet kalojnë mirëpo ti mbetesh personi më i dashur në jetën time, andaj sot festo princesha ime. Për vajzën e cila më ndihmoj ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Urime vajza ime. 18 vjetori.“, ka shkruar Fjolla.
Ndërkohë, dhe Fisniku, partneri i Fjollës ka bërë një dedikim emocionues për të. “Urime ditëlindjen Ledi. Të urojmë të mbarë, plot shëndet, paqe dhe lumturi.” ka shkruar Syla.