Zendaya bëri unfollow të gjithë ata që ndiqte në Instagram dje. Mes tyre ishte edhe i dashuri i saj Tom Holland. Nga ana tjetër, Holland ende e ndjek llogarinë e saj. Postimi i fundit i Zendaya-s, i shpërndarë më 1 janar, ishte për të promovuar filmin e saj të ardhshëm “Challengers”. Të famshëm të tjerë kanë hequr të gjitha postimet e tyre në Instagram ose kanë bërë unfollow të gjithë kur janë gati të shpallin një projekt të ri për të ngjallur kureshtjen dhe për të krijuar zhurmë. Theksojmë se çifti u pa pak para Krishtlindjeve, duke marrë pjesë në muzikalin “The Little Big Things” në West End të Londrës. Ata pozuan me yllin Malinda Parris në prapaskenë. Megjithatë, veprimi i fundit i aktores ka krijuar mjaft zhurmë online, duke nxitur dyshimet se ajo dhe Holland mund të jenë duke u përballur me një krizë në marrëdhënien e tyre.