One Plus po përgatitet të prezantojë smartfonin Nord 3 dhe tani janë zbuluar disa nga specifikat e tij.
Sipas informacioneve të disponueshme, Nord 3 do të përdorë një provësor të ri Dimensity 8100, i cili do të çiftohet me 12 GB RAM LPDDR5 dhe 256 GB memorie të brendshme UFS 3.1.
Pajisja do të ketë një ekran 6.7 inç AMOLED Full HD + me një rezolucion prej 1,080 x 2,412 piksele dhe një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz. Në këndin e sipërm të majtë të ekranit do të ketë një prerje të shpuar për një kamerë selfie 16 MP.
Do të ketë tre kamera në anën e pasme, ajo kryesore është 50 MP (ndoshta sensor Sony IMX766), ultra i gjerë 8 dhe pikturë njëngjyrëshe 2 MP.
Pajisja do të mundësohet nga një bateri 4,500 mAh që do të mbështesë karikimin 150 W. Sensori i gjurmëve të gishtave do të integrohet në ekran.
Ndryshe, One Plus Nord 3 pritet të dalë në treg këtë verë. /Telegrafi/