Një video e rreme që tregonte se gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kishte blerë një makinë luksoze kur çifti udhëtoi drejt Parisit muajin e kaluar, mund pjesë e një rrjeti dezinformimi të lidhur me Rusinë, kështu shkruajnë disa ekspertë të dezinformimit për rrjetin amerikan CNN.
Në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale duket një punonjës i Bugattit në Paris që pretendon se Olena Zelenska më datë 7 qershor bleu modelin e ri Bugatti, për 4.5 milionë euro.
Një studiues në një kompanin sigurie kibernetike u shpreh se klipi ka disa shenja që vërtetojnë se pamjet janë të rreme. Megjithatë, videoja grumbulloi rreth 18 milionë shikime në 24 orë në “X”, ku u ripostua nga ndikues pro-rus.
Bugatti tha në një deklaratë se përfaqësia e saj në Paris, ra pre e disa veprave penale dhe “denoncoi këtë fushatë dezinformimi”. Sipas analistëve Target i publikimeve janë lexuesit politikë në Evropë, me qëllim që të dëmtojë mbështetjen e brendshme politike për Ukrainën dhe të minojë liderët evropianë që mbështesin Ukrainën, siç është presidenti francez Emmanuel Macron.