Këngëtaren me famë botërore dhe origjinë shqiptare duket se e ka kapur nepsi për një ushqim tradicional shqiptar.
Bëhet fjalë për speca me gjizë, një ushqim mjaft tradicional dhe i zakonshëm në Shqipëri.
Ishte mamaja e saj , Vera Ora e cila e nxori zbuluar të bijën me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar disa pamje ku tregon se Rita i ka kërkuar recetën e famshme të specave me gjizë.
“Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares.
Ndërkohë kujtojmë se prindërit e këngëtares aktulisht ndodhen në Ulqin pas pushimeve në jugun e Shqipërisë.