Kjo është një guidë në lidhje me zhvillimet e trurit të fëmijëve nga mosha 0-6 vjeç me informacione interesante dhe të rëndësishme që çdo prind duhet ti dijë.
Ndërkohë që fusha e neuroshkencës është duke bërë përparime të manhitshme ne kemi shumë informacione të rëndësishme tani për të kuptuar sesi funksionon turi i fëmijëve tanë në moshën e hershme. Ky artikull ju jep informacione të përgjithshme që shumë prindër mund ti ndihmoj të kuptojnë dhe të ndikojnë pozitivisht në rritjen e fëmijëvë të tyre.
Zhvillimi i trurit të fëmijës ka një interes të veçantë për ne, pasi shumë zhvillime të rëndësishmë ndodhin në trurin njerëzor në një periudhë tepër të shkurtër kohore gjatë periudhës së fëmijërisë. Këto vite të hershme janë një pjesë kritike e zhvillimit njerëzor dhe specifikisht mbi zhvillimin e fëmijës tuaj kur ai mëson aftësi të pafundme dhe thith sasi të madhe informacioni që do i nevojitet për të funksionuar gjatë gjithë jetës së tij.
Në këtë artikull, ne dëshirojmë t’ju pajisim me një udhëzues lehtësisht të kuptueshëm mbi zhvillimet që ndodhin në trurin e fëmijës suaj si dhe disa këshilla si ti mbështesni ato. Ky artikull përfshin shkencën e trurit por nëse jeni të gatshëm të mësoni ju sigurojmë që do kuptoni më mirë se çfarë ndodh me fëmijën tuaj.
Çfarë është truri dhe si funksionon?
Përpara se të zhytemi në informacionin mbi zhvillimet e trurit te fëmijët është me rëndësi të kuptojmë konceptet mbi funksionimin e brëndëshm të trurit njerëzor. Ky nuk është një shpjegim intensive por për atë që po përpiqemi të bëjnë funksionon më së mirë për të ju dhënë kontekstin e çfarë do mësojmë.
Konceptet
Neuroshkenca e njohjes zhvillimore është një fushë e shkencës që bashkon neurologjinë dhe psikologjinë për të ofruar një kuptim më të mirë se si truri fizik prek mëndjen dhe anasjelltas.
Neurone, janë shpesh herë të quajtura nga njerëzit si ‘’qeliza të trurit’’ që janë komponentët kryesorë të trurit dhe të shtyllës kurrizore. Ato transmetojnë mesazhe nga dhe për trurin përmes sinjaleve që kalojnë struktura të njohura si sinapse, që lidhinin ‘’kokën’’ e një neuroni me ‘’bishtin’’ e një neuroni tjetër.
Aksone formojnë bishtin e neuronit.
Myelin është proçesi që mbulon aksonet me një substancë yndyre duke dhënë sinjalin se do të udhëtoj më shpejt përmes një neuroni.
Sistemi nervor përbëhet nga truri dhe palca kurrizore (sistemi qëndror i nervave) dhe nervat. Nervat marrin input nga trupi përmes ndjesive (për shëmbull: ky objekt është i mprehtë) e cila i komunikohet trurit përmes palcës kurrizore. Më pas truri i dërgon një përgjigje që prek zonën e afektuar (për shëmbull: ti largon dorën). Ky ndërveprim ndodh në të njëjtën kohë.
Palca kurrizore është një ind nervash që zgjaton te shpina juaj dhe përfundon në fund të kurrizit, përpara se të përfundoj shpina. Është një rrugë që dërgon informacione shqisash trurit dhe lëvizjes motorike për trurin. Kjo gjithashtu ndihmon të kordinoj reflekset.
Si i dimë se çfarë dimë?
Neuroshkenca përdor mjete të shumta për të mësuar mbi trurin e njeriut, si funksionon dhe si zhvillohet. Dy nga mjetet më të njohura janë FMRI dhe rasti i studimit të miut.
FMRI apo rezonaunca funksionale magnetike është ajo që njerëzit në shkurtim i refohen si skaneri i turirit. Kjo është një metodë jo invazive për të vëzhguar aktivitete të trurit dhe i ndihmon shkencëtarët dhe doktorët të kuptojnë më mirë se cilat pjesë të turit përfshihen në proçese të posatshme, dhe si sëmundja prek aktivitetin e trurit.
Minjt shpesh herë përdoren për të studiuar efektet e ilaçeve dhe mjeteve bioteknologjike në tru si dhe për studime të ndryshme të trurit. Kjo ndodh sepse truri i miut është shumë i ngjashëm me trurin e njeriut.
Zhvillimi i trurit gjatë shtatzanisë
Me siguri nuk habiteni kur ju themi se një sasi e madhe e zhvillimit të trurit ndodh gjatë periudhës së shtatzanisë. Normalisht kjo i shtohet dhe zhvillimeve të mëdha që po ndodhin me embrionin tënd. Ky zhvillim është baza e inteligjencës së foshnjes suaj për të gjithë jetën e tij Në këtë pjese do të diskutojmë sesi rritet truri i bebit gjatë periudhës së shtatzanisë dhe se çfarë ju mund të bëni për ta mbrojtur dhe mbështetur zhvillimin.
Truri i fetusit
Zhvillimi i trurit fillon që në dy javëshin e parë, me forminin e pjatës nervore e cila kthehet në tub nervor që do të mbyllet dhe segmentohet në katër pjese të dallueshëm. Ne shohim pjesën e përparme të trurit, të mesme, të prapme dhe palcën kurrizore.
Të gjitha këto vinë përpara ndërtimit të sistemit kompleks të nervave të foshnjes suaj. I gjithë ky proçes përfundon përpara se të jeni 7 javëshe shtatzënë.
Në javën e 6 të shtatzanisë bebi do filloj të lëviz, dhe ky është vetëm fillimi sepse përpara trimestrit të dytë bëbi juaj është i aftë të thith, gëlltis, ‘’marrë frymë’’, striqet e madje të fus gishtin në gojë!
Pjesa e fundit e trurit për tu matururar përpara lindjes është korteksi celebral, i cili është pjese trurit që kontrollon veprimet e vulnetshme. Kjo pjese e turirt do të jetë relativisht e pazhvilluar në lindje por maturohet brënda viteve të para të jetës së vogëlushit tuaj.
Si mund të ndihmosh?
Ka disa gjëra që ju mund të bëni për ta mbështetur zhvillimin e trurit të bebit, por është me rëndësi të kujtoni se për sa kohë jeni të shëndetshëm nuk ka shumë gjëra që duhet të ndryshoni që të lejoni zhvillohet normalisht. Si gjithmonë me rëndësi është të konsultoheni me mjekun për çdo pyetje që keni rreth shëndetit tuaj dhe të bebit dhe të merrni në konsiderat këshillat e tyre.
Çfarë duhet të shmagni?
Keni dëgjuar pa fund të shmangni drograt, duhanin dhe alkoolin gjatë përiudhës së shtatzanisë por ka dhe disa gjëra të tjera që duhet të shmangni gjithashtu.
Kur i thua një nënë në pritje të mos stresohet duket sikur po kërkon shumë por stresi ka një impakt negative në zhvillimin e të voglit tuaj. Përpiquni të relaksoheni dhe të qëtësoheni sa herë që ju keni nevojë gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu keni dëguar të mos konsumoni vezë të gjalla apo mish të ftohtë të pagatuar gjatë shtatzanisë. Kjo ndodh sepse ka një risk real në zhvillimin e salmoneles dhe listeriosis. Të dyja sëmundje që kalojnë nga adulti te fetusi.
Gjithashtu duhet të kujdesni që të lani e shplani mirë prodhimet që blini në market gjatë kësaj përiudhe për të shmangur konsuminin e pesticideve.
Sëmundje si virusi zeka mund të ndërhynë në zhvillimin e trurit të fetusit. Kujdesu duke përdorur solucione kundëra mushkonjave kur udhëton apo gjatë muajve të verës. Gjithashtu është me rëndësi të mbani një status të mirë të higjenës për t’ju shmangur sëmundjeve të zakonshme.
Ka disa hazarde dhe materiale në disa vënde pune që janë të dëmshme për zhvillimin e fetusit. Ju sugjerojmë të pyesni doktorin tuaj mbi detergjentët e pastrimit, bojrat, nëse punoni në një laburator apo parukeri apo vende të tjera ku mund të kete potencial për ekspozim ndaj material hazarde.
Çdo lloj ilaçi që konsumoni që nga qetësuesat e deri te ilaçet kundër depresionit duhet të përcaktohen nga doktori juaj nëse janë të sigurta për ti vazhduar.
Si të ndihmoni zhvillimin e trurit të shëndetshëm
Mënyra më e mirë për të kontribuar në zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijës është të jeni të kujdesshëm për veten tuaj. Kjo nënkupton të siguroheni që ushqeheni mirë, pini vitaminën prenatale që përmban acid folik dhe DHA. Ndërsa për sa i përket ushqimeve konsumoni variacion të frutave, perimeve dhe proteinave. Ndiq të gjitha takimet prenatale me doktorin dhe kujdesu për shëndetin duke marrë peshën në mënyrën e duhur dhe jo me teprim gjatë kësaj periudhe delikate.
Edhe përse nuk ka studime të cilat vërtetojnë se ti vendosësh muzik klasike bebit i bën ata më të zgjuar, disa studime tregojnë se fetusi reagon ndaj muzikës. Prandaj, jepi këndoi bebit, shperhe dashurinë dhe kujdesin dhe ndërvepro për të zhvilluar shqisat e tyre. Por mos vendos kufje te barku pasi mund të jetë dhe tepër e zhurmshme për veshët e tyre super sensitive ose mund ti stresoj. Ujrat amoniatik mund të ndihmojnë me zhumrën dhe lejojnë që të dëgjoj atë që po dëgjon dhe ti në radio.