Një zjarr masiv në verilindje të Athinës çoi në evakuimin e spitaleve dhe shumë vendbanimeve, njoftuan mediat lokale këtë të hënë në mëngjes.
Zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në zonën e Varnavas u zgjerua me shpejtësi, me erëra me fuqi 7-8 të shkallës Beaufort, duke krijuar një front zjarri prej mbi 30 kilometrash (18.6 milje).
Zjarri, i përhapur në tre fronte kryesore, ka çuar tashmë në evakuimin e shumë vendbanimeve në zonat e Nea Pantelit dhe Palaia Penteli, me urdhër evakuimi të lëshuar për dhjetëra vendbanime të tjera.
Gjithashtu janë evakuuar Spitali i Fëmijëve Penteli dhe Spitali Ushtarak 414, si dhe të paktën dy manastire. Deri më tani anë angazhuar 560 zjarrfikës, 16 ekipeve të Drejtorisë së Pyjeve, të mbështetura nga mbi 170 automjete të llojeve të ndryshme dhe 29 mjete ajrore të zjarrfikësve.